VIZIONI YNË

Vizioni ynë është një shoqëri e lirë, e barabartë dhe e drejtë, që përfaqëson vlerat themelore njerëzore, me qytetarë të vetëdijshëm për përgjegjësinë dhe rolin e tyre aty ku jetojnë, duke avokuar zëshëm të angazhohemi në dialog të vazhdueshëm për një shoqëri të hapur, të përgjegjshme, që bashkëpunon për ndërtimin e paqes së qëndrueshme.

MISIONI YNË

Jemi organizatë që inkurajon aktivizmin dhe përkrahim qytetarët në veprim të përbashkët drejt krijimit të një shoqërie të drejtë, dëshirojmë të kontribuojë në mënyrë aktive në ngritjen e nivelit të transparencës dhe përgjegjësisë me qëllim të arritjes së fuqizimit të qytetarëve të Luginës për përfshirje në proceset vendimmarrëse përmes kërkimit, informacionit, rrjetëzimit dhe edukimit.

VLERAT TONA

Aktivitetet tona promovojnë zhvillimin e demokracisë, përmes aktivizimit të zërit rinor në bashkëpunim me sektorin civil, avancimi i politikave rinore që përmes mendimit kritik të jemi mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të pakicave si dhe atyre të njeriut, kërkojmë menaxhim të mirë të institucioneve që sigurohet përmes llogaridhënies dhe përfshirjes së zërit qytetar në të gjitha nivelet e jetës publike.

HISTORIKU SHKURT

Organizata Aktivistëve REFORMA u themelua në vitin 2010 si grup joformal i aktivistëve nga Presheva dhe Bujanoci, kryesisht për të reaguar kundër korrupcionit dhe keqmenaxhimit të institucioneve locale publike, e që më vonë u zhvillua dhe regjistrua si organizatë joqeveritare me seli në komunën e Preshevës, e që është edhe qendra e proceseve shoqërore të Luginës së Preshevës.